Remi vjen me një ide të re, Qeverinë duhet ta drejtojë PDK-ja

Kosova

Remi vjen me një ide të re, Qeverinë duhet ta drejtojë PDK-ja

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 13:52

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa–Remi, në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se si pasojë e tolerancës së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kanë ardhur deri në atë gjendje që opozita ta bllokoj Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se janë para momentit të fundit kur do të përfundojë faza e bllokimit të legjislativit kosovar nga ana e opozitës, duke shtuar se për tu kaluar kjo krizë politike, ka nevojë për komunikim ndërinstitucional dhe ndërpartiak.

“Koha kërkon që të kemi ndryshime në Qeveri. PDK-ja si partia më e madhe në Kuvendin e Kosovës të udhëheq me Qeverinë e Kosovës. Koalicioni nuk ka nevojë të ndryshohet, mirëpo Qeverinë, për të pasur dinamikë të zhvillimeve, duhet ta drejtojë dikush nga PDK-ja. Të gjitha partitë që janë në parlamentin e Kosovës, mund të ishin pjesë e Qeverisë së Kosovës. Koalicioni qeverisës mund të shtohet ose të zvogëlohet eventualisht”, ka shtuar Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat