AAK: Mbulimi i muraleve të Kuvendit, mohim i identitetit

Kosova

AAK: Mbulimi i muraleve të Kuvendit, mohim i identitetit

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 13:08

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj mbulimit të muraleve në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ato janë pjesë e historisë dhe identitetit të popullit kosovar, që nuk duhet fshehur, transmeton Indeksonline.

Sipas tyre, kushdo që i fsheh ato murale, e shfaq logjikën e pakuptimtë dhe të papranueshme.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të AAK-së:

Muralet në Kuvendin e Republikës, janë pjesë e historisë dhe identitetit të popullit të Kosovës dhe rrjedhimisht edhe pjesë identitare e atij Kuvendi. Prandaj, mbulimi sërish i tyre, është një akt i papresedan, dhe është përpjekje për të fshehur një pjesë të historisë dhe të identitetit tone.

Pembajtja e këtyre muraleve, është historia e parlamentarizmit tonë, dhe nuk është e orientuar kundër asnjë grupi etnik, fetar ose politik.

AAK, vlerëson se partneriteti me grupet etnike, religjioze, politike apo edhe me Komunitetin Ndërkombëtar, nuk ndërtohet duke shkelur mbi identitetin që e kemi, po pikërisht duke e shpalosur atë.

Veprimi i kujtdoqoftë për fshehjen e tyre, është një veprim arbitrarë dhe shpërfaq logjikën e një lloj vazaliteti, krejtësisht të pakuptimtë e të papranueshëm.

Ne mbetemi të vendosur për mbrojtjën e identitetit kombëtarë e kulturorë të sëcilit, dhe njëkohësisht të palëkundur që indentitetin tonë ta mbrojmë me çdo çmim! Muralet e mbuluara janë turpi dhe paftyreësia e atij Kuvendi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat