VV i shpreh ngushëllime partisë opozitare në Turqi për viktimat e sotme

Kosova

VV i shpreh ngushëllime partisë opozitare në Turqi për viktimat e sotme

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 18:28

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri në emër të kësaj lëvizje ka shprehur ngushëllime për viktimat e sotme në Turqi pas sulmeve tragjike që ndodhën në Ankara.
“Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për aktivistëve të partisë opozitare HDP dhe të së majtës në Turqi, të cilët sot ranë viktima të dy sulmeve tragjike në Ankara.
Ndihemi të pikëlluar për jetët e humbura dhe dëshirojmë t’ia shprehim dëshpërimin tonë edhe familjarëve të viktimave si dhe shokëve e shoqeve të tyre. Shpresojmë që të lënduarit të bëhen mirë sa më shpejt!
Po ashtu, i shprehim ngushëllime edhe Turqisë, për këtë ngjarje të hidhur që prek opozitën dhe të majtën në atë vend, e cila për fat të keq është një ngjarje e përsëritur. Ngjarje të tilla kudo që ato ndodhin mund të përhapin frikën tek qytetarët, por ne mbetemi optimistë për vendosmërinë e aktivistëve të opozitës dhe të së majtës në Turqi për të vazhduar angazhimet e tyre për demokratizimin e vendit, rritjen e barazisë mes individëve dhe komuniteteve, si dhe për të drejtat e liritë e kombeve të shtypura”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kësaj lëvizje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat