Haradinaj: Jam me Turqinë në këto momente pikëllimi

Kosova

Haradinaj: Jam me Turqinë në këto momente pikëllimi

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 16:56

Kryetari i Aleancës për Atdhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur keqardhje për sulmin terrorist në Ankara.
“Jemi të goditur thellë nga sulmi terrorist në Ankara, si pasojë e të cilit vdiqën dhjetëra dhe u plagosën qindra qytetarë të pafajshëm.”, thuhet në reagimin e AAK-së.
“Në këto momente dhimbjeje e pikëllimi për Turqinë, bashkëndjejmë me popullin turk dhe solidarizohemi me gjithë forcat progresive që janë vënë përballë ekstremizmit dhe terrorismit global”, thuhet më tej.
“Familjeve të viktimave dhe popullit e qeverisë turke, ngushëllimet më të sinqerta, ndërkaq të plagosurve shërim të shpejt!”, është shprehur Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat