Fjalimi i Hashim Thaçit në konferencën për refugjatët

Kosova

Fjalimi i Hashim Thaçit në konferencën për refugjatët

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 15:46

Pak ditë më parë të gjithë diplomatët e BE-së, Ballkanit Perëndimor, por edhe të Turqisë, Jordanisë dhe Libanit morrën pjesë në konferencën e Luksemburgut për të gjetur një zgjidhje imdeiate për fluksin e refugjatëve. Më poshtë është fjalimi i Hashim Thaçit, ministrit të jashtëm të Kosovës në konferencë.

“Si banorë të Kosovës, ne e dimë mirë ç’don të thotë të jesh refugjat, por edhe rendësinë e solidaritetit. Vlerat europiane e mbrojtën vendin tonë dhe për këtë ne jemi shumë falenderues. Tani Europa ka një krizë të ngjashme, por që vjen nga Lindja e Mesme. Në emër të shtetit, shpreh gatishmërinë tonë për të qenë pjesë e projekteve ndërkombëtare për t’u marrë me këtë sfidë të re dhe gatishmërinë për të pranuar rreth pesëqind refugjatë, nëse është e nevojshme. Unë shpreh nevojën se Kosova duhet të jetë pjesë e organizatave të INTERPOL dhe EOROPOL. Pa anëtarësimin e Kosovës në këto organizata nuk mund të ketë shkëmbime të informacioneve. Ky shkëmbim është shumë me rëndësi për luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Ne jemi pjesë aktive e Luftës Globale kundër ISIS dhe javën e kaluar morrëm pjesë në samitin e organizuar nga presidenti amerikan Obama në OKB. Ne po bëjmë detyrat tona për komunitetin ndërkombëtar dhe ky i fundit duhet të pranojë Kosovën si anëtare me të drejta të plota dhe BE-ja të heqë regjimin e vizave me Kosovën.Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat