Thaçi i shokuar me sulmet në Turqi (Foto)

Kosova

Thaçi i shokuar me sulmet në Turqi (Foto)

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 14:30

Zëvendëskryeministri kosovar, Hashim Thaçi është shprehur i shokuar nga sulmet e sotme në Ankara të Turqisë.

Ai në emër të kosovarëve, ka thënë se është afër popullit turk në këto orë të zeza nëpër të cilat po kalon Turiqa.

“I shokuar me sulmet kundër Turqisë. Ngushllime popullit dhe qeverisë turke. Jemi me juve në këto orë të zeza”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndryshe, sulmet në Ankara janë cilësuar si sulme terroriste, nga çka kanë mbetur të vdekur rreth 30 persona dhe mbi 100 të tjerë të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat