Ymeri: S’po mundem ta kuptojë mishërimin e Mustafës me Zajednicën

Kosova

Ymeri: S’po mundem ta kuptojë mishërimin e Mustafës me Zajednicën

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 13:37

(E plotësuar) Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se nuk e kupton mishërimin e Isa Mustafës me “Zajdnicën”, e cila po krijohet një etnitet territorial që brenda vetës ka edhe disa prej resurseve më të rëndësishme ekonomike që i ka Kosova. Ai ka shtuar se deputetët e Vetëvendosjes nuk janë duku ikur nga Policia e Kosovës dhe se mbajnë përgjegjësi publike.

Duke u fokusuar për dëmet ekonomike që ka shkaktuar Serbia në Kosovë, Ymeri në një konferencë për media ka thënë se dëmet ekonomike asnjëherë nuk u diskutuar në procesin e dialogut në Bruksel, por u diskutua çështja e pronësisë së Serbisë përmbi pasurinë e Kosovës.

“Ky lloj mishërimi i Isa Mustafës me Zajednicën s’po mundëm me kuptu, nuk po e di ku është interesi kaq i madh i këtij personi dhe kësaj qeveria për të ia lehtësu një hapësirë politike Serbisë brenda Kosovës ........Në këto marrëveshjet e fundit janë bërë një dakordancë në mes Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë për pjesëmarrjen e Serbisë mbi pasurinë e Kosovës. Me krijimin e Zajednicës po krijohet një etnitet territorial që brenda vetës ka edhe disa prej resurseve më të rëndësishme ekonomike që i ka Kos ova, që prejliqenit të ujmait në veri, pjesës më të rëndësishme të Trepçës në Zveçan dhe deri te resursi turistik që e ka Kosova në Brezovicë por edhe me burime tjera të ujit që gjenden nëpër territorin e Zajednicës. Duhet ta kuptojmë që Zajednica është etnitet edhe territorial përveç se juridik dhe politik “, ka thënë Ymeri.

Kurse, i pyetur se a do t’i përgjigjen hetimit të prokurorisë dy deputetët Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, lideri i VV-së, Visar Ymeri tha se Vetëvendosje ka marr përgjegjësi publike për secilin veprim.

“Nëse i përmbledhim të gjitha ndëshkimet, dënimet që janë bërë karshi aktivistëve të Vetëvendosjes dalin diku afërsisht më shumë se dy vite dënime që janë shqiptuar dhe janë mbajtur nga aktivistë të VV për secilin aksion që e kemi kryer. Ne nuk ikim nga përgjegjësia publike dhe ne aktivitetet tona i bëjmë në publik d he i bëjmë në mënyrë transparente...andaj nuk mendoj që Kosova i ka punët si i ka për shkak se nuk janë arrestuar aktivistët e Vetëvendosjes por për shkak se nuk janë arrestuar politikanet e korruptuar dhestrukturat ilegale të Serbisë “, ka thënë Ymeri.

Ai ka akuzuar Kadri Veselin duke thënë se po qëndron si kryetar i SHIK-ut që tentoi ta bart rrezikun te deputetët e Kosovës.

“Ky është kërcenim i pastër dhe po shihet kush e nxit dhunën në Kosovë, po shihet se këta persona të cilët janë të shantazhuar me dosje të shumta, 70 sosh ndaj Isa Mustafës, por ka edhe qindra mira për të cilat nuk kemi dëgjuar kurrë si dosje të këtyre protagonistëve të aferës prronto të cilët janë të shantazhuar nga këto dosje dhe janë të gatshëm të bëjnë çka do në mënyrë që t’i shpëtojnë burgut. Këta janë kriminel të cilët janë ves hur me petkun e pushtetit dhe do ta mbrojmë këtë republikë”, ka thënë ai.

Ndryshe, dje janë bastisur të gjitha zyret e Kuvendit ku janë deputetët e VV dhe janë kërkuar nëpër shtëpitë e tyre Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Glauk Konjufca.

***************

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Besnik Bislimi kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë folur rreth Zajednicës dhe kufirin me Malin e Zi.

Ymeri është shprehur se Zajednica është një problem politik dhe ekonomik për Kosovën ndërsa Bislimi ka thënë se Asociacioni paraqet formën ekstreme të decentralizimit asimetrik.

Ky i fundit ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, ku ka thënë se pjesë e ekipit të komisionit për demarkacionin kanë qenë jurist dhe sociolog e asnjë gjeograf.

Bislimi tha se Isa Mustafa është i pa interesuar që ta marrë seriozisht këtë punë.

“Gjeodetët e Kosovës vazhdimisht kanë derguar prova të reja se Kosova po humb territor, por komisioni në asnjë variant nuk ka shpreh interesim me i marr parasysh” ka thënë ai.

Kreu i Vetëvendosjes ka folur edhe për ngjarjet e fundit në Kuvend duke thënë se të enjten Kadri Veseli u frikësua të jetë kryetar i Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat