Mjetet e fondit të veriut shkojnë në ndërtimin e pishinave

Kosova

Mjetet e fondit të veriut shkojnë në ndërtimin e pishinave

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 12:07

Fondi për zhvillimin e Veriut ende nuk ka filluar tëshfrytëzohet nga përfaqësuesit e komunave serbe në veri të Kosovës. Për më shumë se një vit janë mbledhur më shumë se 7.3 milionë euro nga të cilat janë mbledhur nga dy pikat doganore në veri, Bërnjak dhe Jarinje.

Ky fond menaxhohet nga një bord i cili drejtohet nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, një përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe përfaqësues të komunave veriore.Këto mjete sipas përfaqësuesve serb do të shfrytëzohen për investime të komunave me shumicë serbe por që deri tani end nuk ka filluar të investohen mjetet në projektet të cilat kanë aplikuar. Deri tash merret vesh se vetëm një komunë ka aplikuar me projekte për ndërtimin e shesheve, pishinave, të cilat sipas deputetet të Listës Serbe, Slavko Simiq presin të financohen.

“Katër komunat veriore kanë projektet e tyre dhe ato i dorëzojnë këto projekte Unionit Evropian, dhe ai projekt që aprovohet nga ky komision, financohet nga ky fond. Unë nuk jam nga veriu, komuna e Mitrovicës Veriore por nga komuna e Leposavi qit, dhe kjo komunë ka pasur projektet e saj të cilat mendoj se tani kanë hyrë në realizim, e që kanë të bëjnë me ndërtimin e disa shesheve, pishinave, të cilat i kanë munguar komunës së Leposaviqit. Mendoj se edhe komunat e Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut dhe Zveqanit kanë pasur projektet e tyre. Sa i përket fondeve, kjo çështje ka qenë në një proces të gjatë, por tani si duket ka filluar realizimi i tyre, ndonëse nuk jam mirë i informuar rreth kësaj”, tha Simiq.

Ndërsa, zyrtarët e Ministrisë së Financave përmes përgjigjeve elektronike kanë thënë se në këtë fond deri tash janë inkasuar 7,392,513.34 euro.

“Shuma e mjeteve të inkasuar në Fondin zhvillimor të mirëbesimit është 7,392,513.34 euro.Ndërsa për arsye se Bordi Menaxhues drejtohet nga Përfaqësuesi Special i BE-së (PSBE) Samuel Zbogar, ju lutem t’i kërkoni përgjigjet në Zyrën e përfaqësuesit special të BE-së”, t huhet në përgjigjen e MF-së të cilët edhe pse kanë përfaqësues në bordin menaxhues nuk kaun dhënë detaje.

Po ashtu, redaksia e KosovaPress nuk ka arrit të marrë përgjigje nga përfaqësuesit e BE-së në Prishtinë për këtë çështje.Ngjashëm kanë vepruar edhe përfaqësuesit e komunave të tjera serbe që për një javë rresht, KosovaPress nuk ka arritur të marrë përgjigje prej tyre.

Sipas ish ministrit të financave , Haki Shatri, çështja e fondit është obligim që Qeveria e Kosovës e ka marrë dhe se për këtë fond ka shumë pak detaje dhe transparencë.

“Kanë marrë obligim nuk kanë qare pa iu përmbajt atij, është vendim i formës së prerë, ka hy në sistem, është një prej favoreve që u bëhet mirëpo edhe me pakon e Marti Atisarit parashihet një gjë e tillë si obligative ”, tha Shatri përmes telefonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat