“Ferizaj në prag të zgjedhjeve të parakohshme”

Kosova

“Ferizaj në prag të zgjedhjeve të parakohshme”

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 07:44

Forumi Politik i të Rinjve e ka vlerësuar si të tensionuar komukimin politik në mes politikbërësve lokal në Ferizaj. Kjo përshkakun e lëkundjes së marrëdhënieve politike të vendosura në mes forcave politike pas zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Këto raporte, sipas këtij forumi kanë pësuar ndryshime të jashtëzakonshme duke derivuar tërheqjen e njërit nga partnerët e koalicionit dhe përplasjet e vazhdueshme në mes partnerëve të mbetur të koalicionit me përfaqësuesit e subjektit politik, qeverisës në Ferizaj.

“Mungesa e unifikimit në qëndrime në mes kreut udhëheqës së Komunës së Ferizajt, flet mjaft për tensionin dhe përçarjen e brendshme në koalicionin qeverisës. Shto kësaj, rritja e pakënaqësisë qytetare për mënyrën e qeverisjes së pushtetit aktual është në nivelin më të madh të mundshëm, gjë që faktohet edhe me analizat e anketimet e realizuara nga organizata dhe grupe të ndryshme jashtë qeveritare”, thuhet në një komunikatë të këtij forumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat