OShP gjen shkelje në një tender të Komunës së Gjilanit

Kosova

OShP gjen shkelje në një tender të Komunës së Gjilanit

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 07:36

Organi Shqyrtues i Prokurimit(OShP) ka anuluar tenderin e Komunës së Gjilanit për sinjalizim dhënë kompanisë “Viva Print”. Konfirmohet se kësaj kompanie i mungon validiteti i ofertës dhe se është e papërgjegjshme, sepse nuk ka vulosur certifikatën dhe se kjo kompani ka borxhe në Administratë Tatimore(ATK). Ankesa nga operatori “Toni” është aprovuar si e bazuar nga OShP.

“Aprovohet , si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik “Toni” me seli në Gjilan, lidhur me aktivitetin e prokurimit për tenderin “SinjaIizimi horizontal dhe vertikal në Komunën e Gjilanit”, me nr. të prokurimit GI 651/15/052/521—Komuna e Gjilanit. Anulohet vendimi i Autoritetit Kontraktues(AK), komunës së Gjilanit, për dhënie të kontratës, për aktivitetin e prokurimit”, thuhet në raportin vlerësues të OSHP-së. Sipas këtij Organi lënda duhet të kthehet në ri -tenderim.

Paneli shqyrtues i OSHP-së ka konfirmuar se qëndron pretendimi i operatorit ekonomik ankues, se OE “Viva print” i rekomanduar nuk ka dorëzuar certifikatën ESO ashtu siç është kërkuar në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit e cila certifikatë e ofruar nuk ka qenë origjinal dhe e pa vulosur këtë e ka konfirmuar edhe eksperti shqyrtues në raportin e tij të ekspertizës por edhe në seancën dëgjimore.

Po ashtu, paneli shqyrtues gjeti se OE i rekomanduar për kontratë nuk ka dorëzuar vërtetim nga ATK në pajtim me kërkesat e përshtatshmërisë të OE për të cilët synohet dhënia e kontratës.

Paneli shqyrtues konfirmoi se OE në këtë aktivitet të prokurimit nuk ka plotësuar validitetin e ofertës me çka e bënë të pa përgjegjshëm “Viva Print”.

Kurse, zyrtarë komuna të Gjilanit e kanë arsyetuar se për këtë tenderë kanë vepruar drejt.

“Sa i përket këtij tenderi ne kemi arsyetuar e se kemi vepruar drejt kur kemi rekomanduar OE të përgjegjshëm me çmim 70-80% më të ulët se gjitha ofertat tjera, përshirë ato të përgjegjshme dhe papërgjegjshme”, ka thënë zyrtari komunal i Gjilanit në seancën dëgjimore.

Ndërsa, në ankesën e Operatorit Ekonomik(OE)"Toni" drejtuar OSHP thuhet se “Viva Printit” i mungon validiteti i ofertës dhe se është i papërgjegjshëm, sepse nuk ka vulosur certifikatën dhe se kjo kompani ka borxhe në Administratë Tatimore(ATK). Kjo ankesë nga OShP është aprovuar si e bazuar.

Operatorit ekonomik ankues "Toni" nga Gjilani, konform nenit 118 pika 3, i kthehen tarifa e sigurimit të ankesës në shumë prej 500 eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat