Gorani: Kërkesat e opozitës janë të pamundshme

Kosova

Gorani: Kërkesat e opozitës janë të pamundshme

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 20:53

Analistët thonë se kërkesat e partive opozitare janë të pamundshme. Njohësi i zhvillimeve politike Dukagjin Gorani thotë se tërheqja e nënshkrimit nga marrëveshja e Brukselit është gjë e pamundur.

“Mendoj se tërheqja e nënshkrimit në marrëveshje është e pamundshme teknikisht sot. Mënyra, kërkesat e opozitës janë kërkesa të cilat janë politikisht të pamundshme Teknikisht dhe praktikisht arritja e tyre është e pamundshme”, tha Gorani për transmetusin publik.

Por ai thotë se opozita mund të veproj ndryshe.
“Mendoj se ajo që është e mundshme është kontestimi i legjitimitetit të një Qeverie edhe të një lloj të Qeverisjes që e ka sjellë situatën deri në atë masë që të kemi Asociacionin e Komunave Serbe e cila është organizatë e përkufizume etnikisht”, tha Gorani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat