Në Prevallë diskutohen rregulloret e KPK-së (Video)

Kosova

Në Prevallë diskutohen rregulloret e KPK-së (Video)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 20:29

Tetëmbëdhjetë persona që janë pjesë e grupit punues për hartimin dhe amendamentimin e rregulloreve të Këshillit Prokurorial, do të qëndrojnë për dy ditë në Prevallë.

Ky grup punues do të diskutojë për 19 rregullore të këtij Këshilli. Hartimi i legjislacionit sekondar që do të mundësojë efikasitet në këtë institucion, shpreson Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Programi i sundimit të Ligjit të UNDP-së, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, do të organizojnë punëtori për finalizimin e këtyre rregulloreve, ka thënë Ekrem Luftiu, zëdhënës i Këshillit Prokurorial.

Ai ka pohuar se kjo ngjarje mbështetet financiarisht nga UNDP-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat