Vërtetimet e veteranëve dorëzohen në komuna (Video)

Kosova

Vërtetimet e veteranëve dorëzohen në komuna (Video)

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 20:27

Janë këta disa nga veteranët të cilët janë pajisur me vërtetimet se kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adresa e radhës se ku do t’i dorëzojnë këto vërtetime, për disa nga veteranët e UÇK-së tashmë është e njohur.

Ish-luftëtarët thanë se vendi i dorëzimet të vërtetimeve të cilët u janë lëshuar nga zyra e veteranëve të luftës së UÇK-së, do të jetë në komunat përkatëse, konkretisht në departamentin e punës dhe mirëqenies sociale.

Por, ka edhe prej atyre veteranëve që kanë marrë vërtetimin, por që thonë se nuk janë edhe aq të informuar se ku do t’i dorëzojnë këto të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat