Incidentet në Kuvend përshpejtojnë integrimin e Kosovës!?

Kosova

Incidentet në Kuvend përshpejtojnë integrimin e Kosovës!?

Nga: Ridvan Emini Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:42

Dhuna e ndodhur në Parlamentin e Kosovës ndonëse nuk e kishte për qëllim, ka sensibilizuar opinionin ndërkombëtarë lidhur me nivelin e shtet ndërtimit në Kosovë. Është e qartë, ajo që ndodhi në Parlamentin e Kosovës, ishte e dizajnuar për qëllime të brendshme politike, megjithatë, mënyra se si ndodhi, paraqet një rast unik të dhunës në Kuvend. Në opinionin ndërkombëtar, fillojnë të zgjohen shqetësime që lidhen për një spektër çështjesh në raport me Kosovën, në mesin e të cilave, është eskalimi i situatës me ndikime edhe përtej Kosovës.

BE-ja fillon trysninë ndaj Serbisë

Incidenti, i cili ndodhi në Kuvendin e Kosovës, ku u përdor edhe gazi lotsjellës, ka brengosur seriozisht BE-në lidhur me perspektivën e sigurisë në vend, por edhe për vetë qëndrueshmërinë institucionale në Kosovë. Sipas burimeve mirë të informuara, në BE janë duke menduar seriozisht për përshpejtimin e disa proceseve politike me anë të të cilave do të pamundësohet degradimi i mëtutjeshëm i stabilitetit. Në kuadër të kësaj, do të ketë një rishqyrtim të qasjes që vetë BE-ja kishte në raport me bisedimet në Bruksel. Marrëveshja e parë që duhet të nënshkruhet sipas programit të paraparë, është ajo për energjinë, ku Serbia do ta njohë një sistem energjetik unik në Kosovë, pavarësisht se është paraparë funksionimi i një ndërmarrjeje të veçantë “Elektro-Veriu”, ajo do to të jetë plotësisht e inkorporuar brenda Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat