​Inspektorati Policor me zyrë edhe në Prizren

Kosova

​Inspektorati Policor me zyrë edhe në Prizren

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 18:12

Në një ceremoni të organizuar sot në Prizren, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) hapi zyrën rajonale në Prizren e cila është zyra e dytë rajonale e IPK-së pas zyrës së Gjilanit.

Në ceremoninë e organizuar nga IPK-ja për hapjen e zyrës në Prizren të pranishëm ishin përfaqësues të Prokurorisë, Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Agjencisë së Regjistrimit Civil, Policisë së Kosovës, Komunës së Prizrenit, si dhe përfaqësues të ICITAP-it amerikan dhe EULEX-it.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Fitim Shishani në fjalën e tij të rastit duke falënderuar të gjithë të pranishmit ceku rëndësinë e hapjes së kësaj zyre:

“Arsyeja e parë e hapjes së zyrës në Prizren është që IPK të jetë më afër qytetarëve kurse arsyeja e dytë është që të ndihmojmë në profesionalizmin e mëtejmë të Policisë së Kosovës e cila konsiderohet edhe si barometër i shoqërisë së Kosovës, tha kryeshefi Shishani duke falënderuar në veçanti edhe Agjencinë e Regjistrimit Civil e cila ka siguruar hapësirën për këtë zyre në objektin e saj në Prizren.

Sylë Hox ha Kryeprokuror i Prokurorisë në Prizren hapjen e kësaj e konsideroi si fuqizim i bashkëpunimit me Inspektoratin Policor:

Përkrahjen për funksionimin e zyrës së IPK-së në Prizren premtoi edhe kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja i cili potencoi se hapja e kësaj zyre është e mirëpritur nga qytetarët e Prizrenit dhe 74 fshatrat e zonës së Prizrenit.

Zyra rajonale e IPK-së e cila ka filluar punën që nga sot gjendet në objektin e Agjencisë së regjistrimit Civil në Prizren afër objektit të Administratës Tatimore në Prizren në rrugën “Kukësi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat