Rugova: Koalicioni me PDK-në e ka shkatërruar kauzën e LDK

Kosova

Rugova: Koalicioni me PDK-në e ka shkatërruar kauzën e LDK

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 16:37

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Naser Rugova, në TV Dukagjini, ka theksuar se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duhet të krijojë kushte për zhvillimin e seancave normale.

Ai ka theksuar se ka vërejtje në punën e kryetarit të Kuvendit, sepse sipas tij, ai po luan me dy karta - me standarde të dyfishta, duke shtuar se dyshon se veprimet që kanë ndodhur në Kuvend, gjatë seancave të fundit nga ana e opozitës, janë të orkestruara.

“Koalicioni në mes LDK-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka qenë një gabim i madh për LDK-në. Me këtë koalicion e shkatërruam kauzën anti-PDK, frymë që ishte krijuar që pas zgjedhje lokale të vitit 2013. LDK-ja me këtë koalicion e ka befasuar elektoratin e saj, i cili ndonëse është i disiplinuar nuk e ka mirëpritur këtë koalicion”, ka shtuar Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat