​Pacolli paralajmëron Qeverinë, do të marrim masa për policat

Kosova

​Pacolli paralajmëron Qeverinë, do të marrim masa për policat

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 16:00

Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës për çështje teknike në bisedimet me Serbinë, Rrahim Pacolli ka shprehur edhe një herë shqetësimin e tij për moszbatimin e marrëveshjes për policat kufitare nga ana e Serbisë.

Pacolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të zbatohet reciprociteti edhe nga shteti i Kosovës përmes lëshimit të tabelave të përkohshme për serbët.

Lexoni të plotë postimin e Pacollit në Facebook:

“Marrëveshja të cilën kemi nënshkruar në qershor të këtij viti në Bruksel, është e bazuar në reciprocitet ndërsa vetëm shteti i Kosovës është duke e zbatuar në tërësi këtë marrëveshje. Ministres për Dialog dhe Qeverisë së Kosovës ju përkujtoj se mos lejimi i ngrirjes së marrëveshjes ka pasojat e veta, pasoja këto me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Kosovës. Unë nuk jam përkrahës i marrëveshjeve të cilat dëmtojnë ekonomikisht qytetarët e shtetit tonë. Andaj, edhe njëherë ju bëj thirrje që të merrni masat e duhura, e të zbatohet reciprocitet edhe nga shteti Kosovar përmes lëshimit të tabelave të përkohshme për serbet. Në të kundërtën, do të jemi tà « detyruar të ndërmarrim masa për anulimin e kësaj marrëveshje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat