Pas Kurtit e Limajt, ambasadorët e Kuintit e refuzojnë edhe Haradinajn!

Kosova

Pas Kurtit e Limajt, ambasadorët e Kuintit e refuzojnë edhe Haradinajn!

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 15:57

Bojkotit të deritashëm që shtetet e Kuintit ia kanë bërë Vetëvendosjes dhe Nismës për Kosovën, prej sot i është bashkuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lideri i saj, Ramush Haradinaj, sot ka bërë përpjekje serioze për ta takuar njërin prej ambasadorëve të shteteve të Kuintit në Kosovë, për ta sqaruar pozicionin e tij të ri në bllokun e krijuar opozitar dhe justifikuar aksionet e përbashkëta të tyre, por ka hasur në refuzimin e tij dhe mospranimin për t’u takuar.

“Haradinaj sot në mëngjes ka provuar që të takojë njërin prej ambasadorëve të shteteve të Kuintit, por është refuzuar prej tij. Me aksionet e fundit, veçanërisht të djeshmin, Haradinaj e ka shkelur ‘vijën e kuqe’ dhe do të bojkotohet tërësisht sikurse Kurti dhe Limaj. Pra, do të ndërpritet bashkëpunimi me të, sepse më nuk po shihet si partner prej askujt”, ka thënë ky burim ndërkombëtar.

Sipas tij, Haradinaj tek tash ka filluar ta kuptojë ftohjen e ndërkombëtarëve kundrejt tij dhe po bën përpjekje për t’u takuar dhe për të mos i ndërprerë raportet me përfaqësuesit e korit të huaj diplomatik në Kosovë, mirëpo tash as ata pak ambasadorë që e kanë takuar së fundmi, më nuk po pranojnë ta takojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat