Quinti: Përkrahim Kuvendin e Kosovës

Kosova

Quinti: Përkrahim Kuvendin e Kosovës

Nga: Arben Sylejmani Më: 9 tetor 2015 Në ora: 14:47

Ambasadoret e quintit janë deklaruar se e përkrahin Kuvendin e Kosovës si një institucion i demokracisë në Kosovë.

“Së bashku me kolegët diplomat, vizituam sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës për të treguar mbështetjen time për Kuvendin si një institucion përfaqësues i demokracisë kosovare. Është në duar të popullit të Kosovës të vendosë për liderët e tyre, Qeverinë dhe partitë politike. Por si pjesë e demokracisë evropiane, Britania e Madhe mbështetë vlerat demokratike të Kosovës”, ka thënë ambasadori britanik, Ruairi O’Connell në një postim në Facebook, pas takimit me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat