Kuçi: Kosova do të ketë Kodin Civil për herë të parë në histori

Kosova

Kuçi: Kosova do të ketë Kodin Civil për herë të parë në histori

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 14:26

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e përbashkët të Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës, së bashku me kryesuesit e grupeve punuese, anëtarët e këtij komisioni si dhe ekspertët e projektit “mbështetje kodit civil dhe të drejtave pronësore”, i menaxhuar nga zyra e BE-së në Kosovë.
Ministri Kuçi, në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës theksoi që puna në finalizimin e Kodit Civil, është vepra më kapitale për Qeverinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe për sistemin e të drejtës civile në përgjithësi.

Ministri Kuçi, theksoi mbështetjen e plotë të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Qeverisë për punën e Komisionit për hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës.

Konkluzion i përbashkët i takimit ishte që hartimi i Kodit Civil duhet të bëhet në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare si parakusht edhe për zhvillim ekonomik të Kosovës duke mundësuar rregullimin e raporteve të ndryshme juridiko civile me dispozita që njëkohësisht janë funksionale dhe të qëndrueshme për vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat