Thaçi: Kosova, gjithnjë e më shumë anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare

Kosova

Thaçi: Kosova, gjithnjë e më shumë anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 13:53

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Mesdheun Lindor/BallkaninPerëndimor në Luksemburg, ka thënë se Kosova gjithnjë e më shumë po pranohet nga bashkësia ndërkombëtare si anëtare e barabartë dhe e plotë e saj.

Në këtë konferencë, e cila po udhëhiqet nga ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, si dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, po marrin pjesë edhe komisioneri i BE-së për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ministrat e jashtëm dhe ministrat e brendshëm të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, të vendeve anëtare të zonës Schengen, si Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, pastaj ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të Jordanisë, Libanit dhe Turqisë, bashkë me ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si ata të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë dhe Kosovës.
Si pjesë e konferencës, Kosova është pjesëmarrëse e barabartë me të gjitha shtetet e tjera.

“Në Konferencën e Nivelit të Lartë për Mesdheun Lindor/BallkaninPerëndimor në Luksemburg, pas diskutimeve që u zhvilluan ndërmjet përfaqësueseve më të lartë të BE-së me ministrat e jashtëm dhe të brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, atyre të zonës Schengen, me ata të Mesdheut Lindor dhe neve të Ballkanit Perëndimor, u premtua solidaritet dhe ndihmë e vazhdueshme financiare për refugjatët. Si qytetar i Kosovës, rikujtova se e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh refugjat dhe jemi të vetëdijshëm edhe për rëndësinë e gjetjes së solidaritetit, kujdesit dhe zgjidhjes ndaj krizës. Ndërsa, në emër të shtetit, shpreha gatishmërinë tonë për të qenë pjesë e projekteve ndërkombëtare për t’u marrë me këtë sfidë të re dhe gatishmërinë për të pranuar rreth pesëqind refugjatë, nëse është e nevojshme. Kosova gjithnjë e më shumë po pranohet nga bashkësia ndërkombëtare si anët are e barabartë dhe e plotë e saj”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat