Marsh përkrahës për rektorin Ramadan Zejnullahu

Kosova

Marsh përkrahës për rektorin Ramadan Zejnullahu

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 12:23

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në orën 11 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, nisi marshi përkrahës për rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu.

Studentë, anëtarë të shoqërisë civile dhe intelektualë theksuan kërkesat e këtij marshi: 1. Forcimi u autonomisë së UP-së dhe të ndërprehet presioni që po i bëhet ditëve të fundit menaxhmentit aktual, 2. Arsimi të bëhet prioritet shtetëror, 3. Të rriten fondet për universitetet publike dhe të kërkohet produkt konkret prej tyre.

Një grup senatorësh të UP-së, dekanë e studentë kanë kërkuar dorëheqjen e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Kjo kërkesë nga një pjesë e studentëve, nga shoqëria civile dhe vetë ministri i Arsimit është cilësuar e padrejtë, e papranueshme dhe e dëmshme për reformat e nisura dhe synimet për përmirësimin e cilësisë së mësimit dhe të nivelit të dijeve të atyre që dalin nga ky universitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat