FSK-ja mban Ushtrimin Fushor “Shqiponja 4”

Kosova

FSK-ja mban Ushtrimin Fushor “Shqiponja 4”

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 11:36

Forca e Sigurisë së Kosovës ka planifikuar realizimin e Ushtrimit Fushor të koduar me emrin “Shqiponja 4”, që do të realizohet nga 11 deri më 16 tetor të këtij viti, në regjionin e Ferizajt dhe të Suharekës.

Sipas një njoftimi të MFSK-së, ky ushtrim është planifikuar deri në detaje nga grupet planifikuese dhe të mbështetura nga ekspertë të fushave të ndryshme të Gardës Kombëtare të IOWA, të SHBA-ve.

“Qëllimi i mbajtjes së ushtrimit fushor është verifikimi dhe ngritja profesionale e kapaciteteve ekzistuese nga njësitet e nivelit taktik dhe operacional, si dhe mbajtja e nivelit të gatishmërisë për reagim dhe arritja e objektivave të Komandantit të FSK-së. Misioni i çdo pjesëtari të FSK-së është realizimi i detyrës së shenjtë për t`i dal në ndihmë çdo qytetari. Këtë detyrë duhet ta kryej me nderë e disiplinë dhe angazhim në të mirë të gjithë qytetarëve të vendit. Njoftojmë opinionin publik, se gjatë ditëve të mbajtjes së ushtrimit fushor (11-16.10.2015), lëvizja e njësiteve të FSK-së nëpër rrugët e vendit do të jetë më e madhe, e cila do të bëhet pa penguar lëvizj en e lire të qytetarëve dhe me të vetmin qëllim, që në raste të fatkeqësive reale,njësitet e FSK-së të jenë në gjendje që në kohën më të shkurtë t`u dalin në ndihmë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lëvizjet e FSK-së do të jenë 24 orë, gjatë, gjithë kohës së mbajtjes së ushtrimit fushor “Shqiponja 4”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat