Zyra së BE-së, e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së dhe ambasadave të BE-së në Kosovë: I dënojmë veprimet e opozitës

Kosova

Zyra së BE-së, e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së dhe ambasadave të BE-së në Kosovë: I dënojmë veprimet e opozitës

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 20:04

Përfaqësuesi Special i Bashkimit, Zyra e BE-së, ambasadat dhe zyrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, i kanë dënuar veprimet e sotme të opozitës në Kuvend. Po ashtu, opozitës i është bërë thirrje që t'i respektojë parimet themelore të demokracisë.

Më poshtë mund ta gjeni deklaratën e tyre të përbashkët.

“Veprimet e dhunshme në Kuvend sot janë për keqardhje. Derisa secili është i lirë që të shpreh mendimin dhe të mbrojë pozitën e tij/saj, përdorimi i dhunës është i papranueshëm. Kjo nuk zgjidh asnjë problem të Kosovës, mirëpo vetëm i rritë ato.

Ne dënojmë veprimet e opozitës në Kuvend sot dhe u bëjmë thirrje që të respektojnë parimet themelore të demokracisë dhe të mundësojnë një debat të lirë dhe të hapur në Kuvend për të gjitha çështjet lidhur me Kosovën.

Sjellja e pamatur si kjo sot nuk kanë vend në një demokraci dhe është e papranueshme. Duhet të kuptohet se në një demokraci edhe opozita duhet të pajtohet me votën e shumicës. Ne jemi zotuar që të punojmë me institucionet e Kosovës dhe të mos pranojmë dhunën dhe thirrjet për dhunë si mjet politik legjitim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat