Dhuna parlamentare

Kosova

Dhuna parlamentare

Nga: Ridvan Emini Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:49

Dhuna në parlament, apo edhe e njohur në terminologjinë politologjike si “Dhuna legjislative”, nuk është diçka që i përket vetëm Kosovës. Kjo nuk do të thotë se Kosova nuk ka përjetuar diçka të tillë, por koha kur kjo kishte ndodhur kishte specifikat e saj politike, si dhe ishte pjesë e një dhune më të gjerë që regjimi serb zbatonte kundër popullit të Kosovës. Më parë, kulminacioni i veprimeve të dhunshme në kuadër të jetës parlamentare kishte ndodhur në vitin 1989, kur në Kuvendin e atëhershëm krahinor të Kosovës, me dhunë si dhe me praninë dhe votën e numëruar të personave që nuk ishin fare anëtarë të kuvendit, ishin “votuar” amendamentet kushtetuese të cilat suprimonin autonominë e Kosovës.

Dhuna ndaj Kuvendit të Kosovës dikur

Diç më vonë në verën e vitit 1990, tani kur kishte filluar një legjislaturë me mandat të ri, kryeparlamentari i atëhershëm Radoman Bozhoviq, me anë të shërbimeve serbe të sigurisë, i pamundësonte delegatët të hynin në kuvend. Mënyra se si u shpall Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990, paraqet një rast gati unik në historinë e parlamentarizmit. Delegatët nuk u lejuan të hyjnë në godinën e Kuvendit. Ata mbajtën mbledhjen në ambient të hapur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe shpallën aktin kushtetues ku edhe filloi shkëputja institucionale e Kosovës me Serbinë.

(Tekstin e plot
ë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat