Ilir Deda nuk e mbështet dhunën e opozitës

Kosova

Ilir Deda nuk e mbështet dhunën e opozitës

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:46

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, nuk ka marr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë për mediat vendore se nuk ka shkuar në Kuvend për shkaqe objektive. Kurse, kur është pyetur për veprimet e opozitës ka thënë nuk ndryshon asgjë nga qëndrimi i tij, që i ka bërë publike ditë më parë - kundër dhunës së opozitës, “që subjekti që i takoj unë të tentojë me dhunë t’i heqë grilat nga Qeveria”

“Kjo nuk është situatë normale”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat