Skalperët, gazi lotsjellës e filikaqat, armët e para

Kosova

Skalperët, gazi lotsjellës e filikaqat, armët e para

Nga: Mimozë Lakna Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:41

Skalperët, gazi lotsjellës e filikaqat, janë mjetet të cilat i kanë përdorur deputetët e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, për ta ndaluar mbajtjen e seancës së radhës të Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të kursejnë asnjë mjet përfshirë këtu edhe armët, për ta ndaluar zbatimin e marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Kriza

Javë pas jave, Kosova është duke u futur në një krizë të thellë politike, derisa pozita dhe opozita nuk po lëshojnë pe në qëndrimet e tyre.
Lëvizja Vetëvendosje, duke mos u shfajësuar për përdorimin e gazit lotsjellës, ka thënë se bëhej fjalë për një nga qindra bombola gazi e pashpërthyer, që policia i kishte hedhur në protestën kundër Jabllanoviçit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat