Askushët fodullë e të pacipë janë bërë Perëndi, Zeus!

Kosova

Askushët fodullë e të pacipë janë bërë Perëndi, Zeus!

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:23

Është një shprehje, një thënie e hershme, të cilën e përdorë populli ynë për të ligun, për të liqtë në shpirt dhe moral. I ligu nuk e dinë kur është boll. Po ta gjeti ditën, të hypë në shpinë dhe nuk të zbret që andej, pa ia treguar dhëmbët, forcën. Kështu po i ndodhë edhe popullit tonë qysh prej 17 vitesh!

Anashkalimi i Kuvendit, Parlamentit për çështjet kruciale shtetërore e kombëtare, nga ana e Qeverisë, është anarki e fashizëm i kulluar. Për shpërfilljen e Parlamentit, madje në vijimësi, është shquar Hashim kryeministri. Këtë shkelje të rëndë, që përbën fajësi dhe vepër penale, veç të tjerëve, e ka denoncuar, madje më se njëherë, edhe ish-bashkëpartiaku i tij Jakup Krasniqi, përgjatë mandatit të tij, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit. Është pikërisht abuzimi dhe tejkalimi i skajshëm e kriminal i kompetencave të Hashim kryeministrit, që ka sjellur bllokimin e tanishëm të Kuvendit.

Nuk do të kishim as Asociacion as Demarkacion

Mospërfillja e strukturave të partisë në vendimmarrje, mungesa e debatit, rrjedhimisht, mungesa e demokracisë brenda partiake, është më shumë se rrugaçëri, është stalinizëm me tepri. Dhe, këtë shpërfillje e kanë manifestuar, madje hapur e pa doganë fare, pothuajse, të gjithë shefat e partive politike në Kosovë.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat