BE dënon dhunën e përdorur në Kuvend

Kosova

BE dënon dhunën e përdorur në Kuvend

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 17:36

Bashkimi Evropian dënon dhunën e përdorur sot në Parlamentin e Kosovës dhe bën thirrje për rikthim të normalitetit në punën e legjislativit.

Maja Kocijancic, zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane Frederika Mogherinit tha së dënohet çdo veprim që parandalon funksionimin e parlamentit, dënohet dhuna si dhe në veçanti thirjet për dhunë.

“U apelojmë partive opozitare që të të respektojnë parimet themelore të demokracisë, dhe të lejojë një debat të lirë dhe të hapur për të gjitha çështjet që prekin Kosovën në Kuvend, sipas procedurave”, tërhoqi vërejtjen Maja Kocijancic.

Edhe zyrtarët tjerë të Bashkimit Evropian përsërisin qëndrimin tashmë të njohur se nuk ka kthim në pikën zero, se nuk ka tërheqje nga marrëveshjet e arritura në dialogun Prishtinë-Beograd dhe se krejt çka mund të dikutohet është mënyra si të ecet tutje në procesin e implementimit të këtyre marrëveshjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat