Tymi në Kuvend, në qendër të mediave botërore

Kosova

Tymi në Kuvend, në qendër të mediave botërore

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 16:17

Ngjarjet që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës, janë shfaqur edhe nëpër mediat kryesore botërore.

Transmetuesi britanik BBC e ka raportuar këtë ngjarje me titull “Deputetët kosovarë, protestë me gaz lotsjellës brenda parlamentit”.

Në brendësi të shkrimit, tregohet se si rrodhi e gjithë ngjarja, duke filluar pengimin që i bënë deputetët opozitar atyre të pozitës duke fishkëllyer me filikaqa, e deri tek hedhja e gazit lotsjellës nga ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Madje aty është përmendur edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se opozita do të ndërmarrë aksione më të mëdha se sa kjo e sotmja.

“Ligjvënësit Kosovarë mbushin sallën e Parlementit me tym, për të protestuar marrëveshjet me Serbinë”. Kështu mban titullin shkrimi i agjencisë së lajmeve Reuters, e në brendi të shkrimit flitet gjerësisht për veprimin e deputetit Kurti, i cili hodhi gazin lotsjellës, nga i cili kërkuan ndihmë mjekësore dy deputetet e PDK-së, Flora Brovina dhe Blerta Deliu-Kodra.

Për ngjarjet në Kuvendin e Kosovës kanë shkruar edhe The Guardian, Russia Today, AP, The Independent e shumë media të tjera botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat