AAK-ja godet ashpër Presidenten

Kosova

AAK-ja godet ashpër Presidenten

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 15:02

Reagimi i sotëm për zhvilimet në Kuvend i Presidentes Jahjaga, është i pamatur, politikisht i gabuar dhe vec sa e acaron situaten më shumë. Ajo përpara se t’i vlerësojë sjelljet e opozitës në Kuvend, do të duhej të merrej me shkaqet që e kanë çuar opozitën në këto veprime, thotë Aleanca për Armdhërinë e Kosovës.
Sipas AAK-së, Presdientja e vendit, e cila sipas kushtetutës është faktor uniteti, nuk duhet t’i hedhë benzinë zjarrit, por ta kuptojë rolin që e ka dhe të fillojë, më në fund, që të shqetësohet për shtetin dhe integritetin e tij, i cili mund të dëmtohet edhe me marrëveshjet që po i kundërshton opozita,e jo të merret nëse veprimet e saj janë të shëtuara
“Reagimi i saj i sotëm e shndërron atë në palë politike, dhe kjo është tepër e dëmshme!”, thuhet në fund të reagimit të AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat