Kada-Bujupi: S’ka lidhje nëse deputetët provojnë një herë lotsjellësin

Kosova

Kada-Bujupi: S’ka lidhje nëse deputetët provojnë një herë lotsjellësin

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 12:35

​Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika-Kada Bujupi ka deklaruar se mbajtja e seancës sot ishte një provokim i rënd pasi Kuvendi u ndikua nga Qeveria, duke tentuar të mbajë seancë në kushte të jashtëzakonshme.

Ajo shtoi se nuk lidhje nëse deputetët provojnë një herë lotsjellësin që qytetarët e Kosovës e kanë provuar me mijëra herë.

Kada-Bujupi tha se bashkë me dy deputetët e alivanosura kanë dal jashtë nga salla e kuvendit dhe nuk e din si janë alivanosur, megjithatë thotë se nuk është mirë të improvizohen gjërat nga Brovina dhe Deliu.

Ajo tha se opozita do të vazhdojnë të mbrojnë mos zbatimin e dy marrëveshjeve të cilat i kundërshton opozitaose në të kundërtën të jap dorëheqje Qeveria e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat