Veseli i lutët opozitës

Kosova

Veseli i lutët opozitës

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 11:21

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka lutur deputetët e partive opozitare që të kthehen në Kuvend dhe të bisedojnë për çështjet që preokupojnë ata.

Veseli, thotë se qëllimi i kundërshtimit të opozitës nuk është vetëm për marrëveshjet në Bruksel, por kjo sipas tij ka prapavijë politike.

“Ka mungesë gatishmërie nga ana e kolegëve tanë opozitarë me bashkëbisedu. Është një situatë e cila më së pakti i duhet Republikës së Kosovës. Nuk do të jetë Kuvendi pjesë e Teatrit ose shkak e pretekst për të bartur asnjë element qoftë kënaqësie apo pakënaqësie e çfarëdo zhvillimi. Kuvendi do të jetë një vend ku njerëzit kane mundësi shprehje. Ta thonë ‘për’ ose ‘kundër’. Por jo për të dalë në rrugë, sepse nuk do të ketë sigurim, e as luftë ndërmjet vete. Mos të integrohen nga disa pamje për arsye se ambienti në sallën e Kuvendit është i qetë. Ka një qëllim politik dhe donë me blloku seancën. Kjo nuk është mirë të bartet në familjet tona se dikush po kacafytet”, tha Veseli.

Ai, thotë se veprimet e op ozitës nuk janë patriotizëm dhe kjo gjendje nuk i ndihmon Kosovës.

Ai, luti deputetët për qetësi dhe kthim në seancë.

“Tregon se ka një shqetësim që nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me marrëveshjet në Bruksel. Për hir të gjithë njerëzve dhe sakrificës dhe të një dinjiteti që e kemi respektuar, me na e kriju mundësin që me bashkëbisedua në këtë vend ku njerëzit shprehin bindjet e veta. Por pastaj mund t’i shprehin pakënaqësitë e tyre jashtë Kuvendit. Ne do të vazhdojmë seancën”, tha Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat