Opozita dhe “Lista serbe” bojkotojnë mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit

Kosova

Opozita dhe “Lista serbe” bojkotojnë mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 11:06

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk ka mundur të vazhdojë seancën e rregullt plenare për shkak të bojkotimit të saj nga partitë opozitare dhe "Lista serbe". Në këtë seancë plenare, ishin paraparë të shqyrtohen nëntë projektligje.

Deputetët e partive opozitare: Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, edhe në tri seancat e kaluara plenare e kanë bojkotuar vijimin e punimeve. Ato insistojnë se pa tërheqjen e nënshkrimit të kryeministrit Mustafa nga marrëveshjet e Brukselit me Serbinë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk do të lejojnë vijimin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat