Kuvendi ndizet ‘flakë’, përfundon seanca(Foto)

Kosova

Kuvendi ndizet ‘flakë’, përfundon seanca(Foto)

Nga: Arben Sylejmani Më: 8 tetor 2015 Në ora: 10:04

(E plotesuar) - Opozita ka mbushur me tym sallën e Kuvendit të Kosovës, derisa pozita po vazhdon seancën e rregullt të Kuvendit.

Në këtë gjendja ka qenë e pamundur të vazhdoj seanca./H.O.

Deputetët e opozita gjuan me ujë deputetët e pozitës

Tensionet në Kuvendin e Kosovës po vazhdojnë. Xhavit Haliti si kryesues është duke tentuar të vazhdojë seancën nën fishkëllimat e opozitës.

Me 63 vota për, deputetët e pozitës kanë miratuar projektligjin Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit me rrethinë.

***

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk ka mundur të vazhdojë seancën e rregullt plenare për shkak të bojkotimit të saj nga partitë opozitare dhe "Lista serbe". Në këtë seancë plenare, ishin paraparë të shqyrtohen nëntë projektligje.

Deputetët e partive opozitare: Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, edhe në tri seancat e kaluara plenare e kanë bojkotuar vijimin e punimeve. Ato insistojnë se pa tërheqjen e nënshkrimit të kryeministrit Mustafa nga marrëveshjet e Brukselit me Serbinë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk do të lejojnë vijimin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Grabovci: Opozita ka prapavijë politike, po e destabilizojnë shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovci, po i sheh veprimet e tri partive opozitare me prapavijë politike.

Ai, pas anulimit të mbledhjes së seancës së sotme ka thënë në një intervistë për RTK-në, se opozita është duke bllokuar Kuvendin e po kësaj, po bllokojnë familjet e tyre dhe shtetin e Kosovës.

“Ata nuk duan të shqyrtojnë se çka përmban marrëveshja se e kanë shuam të qartë se është një marrëveshje ndërkombëtare. Marrja e pushtetit pa i zgjedh mjetet. Qëllimi është me destabilizu vendin. Ne u themi atyre se janë duke bllokuar vetveten, familjet e tyre dhe shtetin e tyre”, tha Grabovci.

30 minuta pauzë

Ndërpritet seanca për 30 minuta, opozita premton se nuk do të lejo mbajtjen e saj
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ndërprerë seancën me një pauzë prej 30 minutave, pasi që deputetët e opozitës edhe këtë herë bllokuan foltoren e Kuvendit.
Por para ndërprerjes së seancës, ai ka ftuar mediat që të futen në sallë dhe të mbaj një fjalim.
Më tu futur mediat brenda kryetari Veseli filloi të prononcohet lidhur me bllokimin e seancës.
Nga ana tjetër deputetët e opozitës filluan të fishkëllenin me pipsa, në mënyrë që të pamundësohej fjalimi i tij.
Por pavarësisht kësaj, Veseli u shpreh kritik ndaj partive opozitare. Ai tha se partitë opozitare nuk po kanë guxim të bllokojnë Qeverinë dhe po vinë ta bllokojnë punën e Kuvendit.
Por, ai tha pavarësisht bllokimit të seancës, Kuvendi nuk do të shërbej si pretekst për të eskaluar situata e cila mund të bartet jashtë ndërtesës së Kuvendit.
Nga ana tjetër deputetët e partive opozitare thanë se do të bllokojnë seancën edhe pas pauzës.
Donika Kada Bujupi nga AAK, tha se nuk kjo qeveri i ka dy mundësi, ose të tërheq nënshkrimin ose të jap dorëheqje.
Ajo tha se Kosova pas nënshkrimit të këtyre marrëveshje, është në gjendje të jashtëzakonshme.
Edhe Glauk Konjufca nga Vetëvendosja tha se nuk do të lejojmë mbajtjen e seancës.
Ai tha se atë që e ka bërë qeveria e Kosovës me nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e Zajednicës, është tradhti kombëtare.

Veseli: S’do të lejojmë që në Kuvend të promovohet dhuna

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar mediat që të hyjnë në sallën ku mbahen seancat në një konferencë urgjente, ku tha se bllokimi nuk mund të vazhdojë kështu dhe le të dihet se askush dhe asnjëherë nuk do të mund ta bllokojë punën e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se do të shkojnë me një pauzë prej gjysmë ore dhe seanca do të vazhdojë.

“Nuk do të lejojmë që në këtë kuvend të promovohet dhuna, nëse kanë guxim le të shkojnë te Qeveri, Pse vijnë këtu”, ka thënë ai.

Opozita disa herë tentoi të ai ndërprenë fjalimin Veselit me zhurmën e fillikaqave.

* * * *
​Opozita sërish ka bllokuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar që mediat të futën në sallë te foltorja e Kuvendit për një konferencë të jashtëzakonshme.










Deputet kanë filluar hyrjen në sallë të Kuvendit

Kanë filluar të hyjnë brenda në seancë dhe t’i japin nënshkrimet e tyre deputetët e Kuvendit.
Kryesia e Kuvendit të martën ka caktuar pa prezencën e deputetëve opozitar që për sot të mbahet seanca.
Nga ana tjetër, deputetët e opozitës kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me bllokimin e seancës, deri sa kryeministri Mustafa nuk tërheq nënshkrimet nga marrëveshjet e Brukselit dhe atë për Demarkacion të Kufirit me Malin e Zi.
Mbetet të shihet se a do të mbahet seanca, pas paralajmërimit për bllokim nga ana e partive opozitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat