Këto punë i presin deputetët nëse opozita nuk e bllokon Kuvendin

Kosova

Këto punë i presin deputetët nëse opozita nuk e bllokon Kuvendin

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 08:49

Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën morri vendim që sot të mbahet vazhdimi i seancës plenare. Mirëpo, është ende e pasigurt se si do të shkojë mbarëvajtja e kësaj seance për shkak të paralajmërimit të deputetëve të opozitës, që sërish do të bllokojnë punimet e saj.
Në anën tjetër, përfaqësues të shumicës në Parlament kanë thënë se seanca do të mbahet.
Po qe se ajo mbahet, para deputetëve do të gjenden këto pika që ishin në rend dite edhe në seancën e javës së kaluar, të cilën opozitarët e bllokuan.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Letërnjoftimin,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës,
Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,
Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim : “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë Termike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dizajnin Industrial,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Po me këtë rend të ditës duhej të mbahej seanca një javë më parë, por ajo qe ndërprerë si pasojë e bllokimit të Kuvendit nga deputetët e partive opozitare – Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të cilat insistojnë tërheqjen e nënshkrimit të kryeministrit nga marrëveshjet e Brukselit me Serbinë dhe në atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat