Për tri ditë lëshohen 3.800 vërtetime për veteranë

Kosova

Për tri ditë lëshohen 3.800 vërtetime për veteranë

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 07:40

Udhëheqësi i Zyrës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit, Faik Fazliu ka bërë me dije për ‘Epokën e re’ se deri më tani janë lëshuar 3.800 vërtetime.

Ai ka treguar se në ditët në vazhdim do të fillojë lëshimi i vërtetimeve edhe në degët e OVLUÇK-së në Deçan, Skenderaj, Gjilan dhe Burim.

Fazliu ka thënë se veteranët nuk kanë nevojë të presin në radhë për t’i marrë vërtetimet sepse nuk ka afat të caktuar dhe vërtetimet lëshohen vazhdimisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat