​KPK mban mbledhjen e radhës

Kosova

​KPK mban mbledhjen e radhës

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 07:39

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mbajë sot takimin e vet të 106-të në rend dite të të cilit janë disa pika nga kompetencat e tij.

Kërkesa nga EULEX-i për miratimin e emërimit të një prokurori nga KPK-ja, raportimi Komisionit për Akte Normative lidhur me hartim e rregulloreve, si dhe raportimi i Koordinatores nacionale në Luftimin e Korrupsionit, Laura Pula, janë pikat e sotme.

Takimi do të mbahet në objektin e Prokurorisë së Shtetit, me fillim në ora 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat