Thaçi: Askush më s’do të na vonojë në rrugën evropiane

Kosova

Thaçi: Askush më s’do të na vonojë në rrugën evropiane

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 21:31

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi, përmes një postimi në facebook, ka evokuar sonte ditët e shembjes së murit të Berlinit para 26 viteve dhe njëkohësisht ka porositur se Kosovën s’ka më kush ta ndalë në rrugën e saj evropiane.

“Para 26 vite isha student kur muri i Berlinit u shemb dhe Kancelari Kohl dhe Presidenti Miterrand mbajtën fjalimin që rekapituloi një epokë të tërë. Shpresat tona që edhe ne t'i bashkohemi përfundimisht familjes europiane me të cilën ndajmë historinë, vlerat dhe synimet - u zbehën për shkak terrorit serb dhe luftës. Sot, jemi fare pak ditë para nënshkrimit të MSA dhe jam duke dëgjuar Kancelarën Merkel dhe Presidentin Hollande. Askush kurrë nuk ka arritur dhe s'do të arrin më të na vonon në rrugën tonë europiane”, ka shkruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat