Në rast se vendi nuk shkon në zgjedhje të parakohshme, atëherë qytetarët e Kosovës do të mund të shpresojnë për liberalizim të vizave vitin e ardhshëm.
Të paktën kështu lë të kuptohet mesazhi i ambasadores gjermane në Kosovë, Angelika Vites. Mendim të ngjashëm ka edhe njohësi i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku.
Ai thotë se zgjedhjet eventuale do të prolongonin jo vetëm liberalizmin e vizave, por edhe do ta shmangin agjendën normale të Kosovës.
Në rast të zgjedhjeve të parakohshme, Mazreku thotë së Kosova do të mund të futej në krizë për krijimin e koalicioneve siç ka qenë vitin e kaluar.
Një ditë më parë ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, ka reaguar pas zërave për zgjedhje të reja në vend.
Viets thotë se kjo gjë nuk do t’i kontribuoj asgjë Kosovës, pasi që sipas saj, me zgjedhjet e reja Kosova duhet ta harrojë liberalizimin e vizave dhe vullnetin e mirë të investitorëve të huaja.