Vetëvendosje telegram ngushëllimi për Arlind Bushnjakun

Kosova

Vetëvendosje telegram ngushëllimi për Arlind Bushnjakun

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 19:53

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Boshnjaku me rastin e vdekjes së anëtarit të kësaj të fundit Arlind Bushnjaku.

Në telegramin e ngushllimit të Vetëvendosjes thuhet se sot është varrosur Arlind Bushnjaku i cili dje vdiq tragjikisht.

“Njoftojmë anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, miqtë, dashamirët dhe qytetarët e vendit tonë se sot u varros Arlind Boshnjaku anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! pasi që dje vdiq tragjikisht. Arlindi ka punuar e kontribuar për vite me radhë në VETËVENDOSJE! me shkrime e përkthime, me ide e pjesëmarrje nëpër aktivitetet tona. Ai po ashtu ka qenë enigmat i shquar në disa revista si dhe themelues i shoqërisë së filmit dhe kritikës “Uliksi”. Kush e ka njohur Arlindin e ka dashur atë. Inteligjent dhe i ditur, modest dhe punëtor, gjithnjë. Ne kemi humbur një shok e aktivist të palodhshëm. Dhimbja e pikëllimi jonë janë të tejet mëdha|, thuhet në telegramin e ngushëllimit./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat