​King: Pa mjedis të mirë politik, nuk do të vijë kush të investojë

Kosova

​King: Pa mjedis të mirë politik, nuk do të vijë kush të investojë

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 18:32

Drejtori ekzekutiv në USAID për projektin e fuqizimit të sektorit privat në Kosovë, David King ka mbajtur sot në ambientet e kolegjit “Fama” një ligjëratë para studentëve, ku ka theksuar se projekti i tij ka për qëllim krijimin e vendeve të reja të punës dhe është duke hulumtuar indikatorët që kërkohen për rritje ekonomike. Duke folur për investimet, King theksoi se nëse nuk ka mjedis të mirë politik, askush nuk do të vijë të investojë në Kosovë.

Sipas drejtuesit të USAID-it, për të pasur rritje ekonomike duhet pasur politika të qëndrueshme makro ekonomike, inflacion të qëndrueshëm, norma të interesit të arsyeshme.

King tha se Kosova ka një përparësi qëpërdor valutën euro në ekonominë e saj dhe nuk ka pse të brengoset për këmbim valutor.

King: Kosova më mirë që përdor euron

“Shumë njerëz thonë se për të pasur rritje ekonomike duhet pasur politika të qëndrueshme makro ekonomike, inflacion të qëndrueshëm, norma të interesit të arsyeshme, për të cilat disa njerëz thonë që ekzistojnë në Kosovë e disa thonë që nuk ekzistojnë, nevojitët kurs i këmbimit valutor i qëndrueshëm, i cili është një përparësi që Kosova ka në këtë rast sepse përdor euron në ekonominë e saj dhe nuk ka pse të brengoset për këmbim valutor, dhe kjo është gjë e mirë. Një gjë tjetër që dëgjohet s hpesh është nevoja për të pasur politika të qëndrueshme makro ekonomike, të cilës shumica e njerëzve iu referohet si mjedisi i të bërit biznes”, deklaron King.

Drejtori në USAID, theksoi se për çdo vend të botës BB bën renditjen bazuar në kushtet e mjedisit për të bërë biznes, ku bëjnë pjesë sistemi i drejtësisë, rregulloret komerciale dhe burokracia. Sipas tij, të gjitha këto ndikojnë tek ndërmarrjet për të bërë biznes. Në Kosovë, tha ai, problematik është sektori i energjisë dhe ai i sigurisë.

King: Sektori energjetik në Kosovë është goxha problem

“Ju vërtet keni nevojë për shumë rregullore, të cilat pa dyshim se ne i kemi në vendin tim, por çështja është se çka është e tepërt është e tepërt dhe çka është e nevojshme është nevo jshme. Kjo është çështja e mjedisit biznesor. E pastaj mund të flasësh për infrastrukturë, si rrugë dhe ura, objekte dhe energji elektrike, e cila në Kosovë është goxha problem, diçka që duhet të adresohet. Pastaj vjen siguria, pra këto janë gjërat që fliten në mjedisin politik për të pasur rritje ekonomike”, theksoi drejtori i USAID-it. (6: 36)

Edhe pa mjedis të mirë politik, sipas King, nuk do të vijë askush të investoj në Kosovë. Ai para studentëve ka treguar edhe kushtet që e favorizojnë rritjen e GDP-së, meqë kjo sipas tij rritet përfundimisht nga sektori privat.

King: Nëse nuk keni mjedis të mirë politik, nuk do të ketë investime

“Nëse nuk keni një mjedis të mirë politik, atëherë askush nuk do të vijë të investojë në vendin tuaj... Unë jetoj në Bosnje dhe çdo kush që di sado pak për Bosnjën, e di që ne kemi një mjedis shumë të vësh tirë politik atje, prandaj është një gjë e rëndësishme mjedisi politik. Janë kushte që e favorizojnë rritjen por përfundimisht ku ndodhë rritje? Në kompani vendi i vetëm ku mund të arrini rritje ekonomike. Dhe GDP-ja rritet nga të gjitha kompanitë, prandaj nëse doni ta rrisni GDP-në tuaj, duhet së pari t’i rrisni aq shumë kompani sa të keni mundësi, sepse kjo është mënyra e vetme për të rritur GDP”, theksoi përfaqësuesi i USAID-it.

Ai në ligjëratën e tij porositi se Kosova nuk do të mund të arrijë askund pa ndërmarrësi dhe pa kapacitete teknike./I.Shabani/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat