Delegacioni i katër Grave Deputete nga Kosova - viziton shtetin e Iowas (Foto)

Kosova

Delegacioni i katër Grave Deputete nga Kosova - viziton shtetin e Iowas (Foto)

Nga: Beqir SINA - New York Më: 7 tetor 2015 Në ora: 17:18

DES MOINES - IOWA : Një delegacion i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i përbërë, nga deputetet Doruntinë E. Maloku, përfaqësuese e LDK-së, Luljeta Gutaj përfaqësuese e PDK-së, Valdete Bajrami nga Nisma, dhe Jelena Bontiç nga Lista Serbe, vizituan sot, kryeqytetin e Iowas, Des Moines.

Delegacioni nga Kosova po qëndron në Iowa në kuadrin e aktiviteteve“Open World Kosovo - 1-8 Tetor 2015”, ku ato jan pritur nga autoritetet më të larta të këtij shteti, për t'u takuar me Sekretarin e Bujqësisë Bill Northey, dhe grupe të miqsisë SHBA - Kosovë.

Delegacioni kosovar ka pasur mundësinë, qysh në ditën e parë të vizitës për t'u takuar me Gardën Kombëtare, të Ajovës! klubin Johnston Rotary Club, dhe ka vizituar gjithashtu Kopshtin Kombëtarë Botanikë të Ajovës!

Katër gratë deputete të Kuvendit të Kosovës u përzgjodhën në mesin e 30 deputeve gra të këtij kuvendi për të marrë pjesë në programin Open World - programin për lidership i veçantë për parlamentaret nga bota, me ftesë të Ambasadës Amerikane, në Prishtinë.

Delegacioni i cili përbëhet prej 4 anëtarëve të parlamentit për Kosovën, thuhet në dekleratën zyrtare të guvernatorit të Iowas në Des Moines, gjatë vizitës në këtë shtet, do të jetë duke u fokusuar në qeverisjen e vendit. Ata do të takohen gjatë këtyre ditëve me një shumëllojshmëri të gjerë të organizatave, qeveritare dhe jo qeveritare, dhe, njerëzve, të ndryshëm, duke përfshirë ligjvënësit, lobistët, avokatët, gjyqtarët, etj të Iowas.

Në dekleratën zyrtare thuhet se :”Ne shpresojmë për t'i dhënë atyre një ekesperiencë të mirë ku në fokus të përgjithshm do të jet, se si funksionon qeveria jonë dhe se si mund të përfshihet pushteti në jetën e një komuniteti.”

Gjithashtu, njoftohet se Kosova planifikon të hapë Konsullatën e Kosovës në kryeqytetin e Iowas - Des Moines, brenda dy muajve të ardhshëm.

Kosova është shteti më i ri “Motra e Shtetit të Iowa - Iowa Sister State”.

“Guvernatori Terry Branstad njoftoi partneritetin në qershor 2013 pasi ish Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi( z/vendës kryeministër dhe ministër i Jashtëm) vizitoi kryeqytetin e shtetit të Iowas - Des Moines. Marrëdhënia, e dy shteteve Iowas dhe Kosovës, lulëzoi nga Programi i Partneritetit Shtetëror të vendosur në mes të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Adjutant gjeneral major Timothy Orr ka luajtur një rol kyç në promovimin e partneritetit për statusin “Motra e Shtetit të Iowa-së- Iowa Sister State”. Marrëveshja zyrtare u nënshkrua në korrik 2013 midis guvernatorit Branstad të Iowa-s dhe presidentes Atifete Jahjaga e Kosovës, “ shkruan në faqen zyrtare guvernatori i shtetit të Iowas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat