Anti-informaliteti shqetëson investitorët e huaj

Kosova

Anti-informaliteti shqetëson investitorët e huaj

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 15:11

Investitorët e huaj në Shqipëri gjatë një takimi që kanë pasur sot me ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj janë shprehur se e mbështesin aksionin antinformalitet që ka nisur në Shqipëri, pasi kërkojnë barazi në pagimin e taksave

Njëkohësisht gjatë këtij takimi investitorët e huaj evidentuan me shqetësim kontrollet e shpeshta dhe pa arsye të administratës tatimore ndaj bizneseve, që auditohen edhe nga “Big Four”.

Përfaqësues të kompanive të njohura ndërkombëtare, shprehen se problematika me ndjeshmëri janë edhe mosrimbursimi i TVSH-së, si dhe ndryshimet e shpeshta ligjore, apo mungesa e akteve nënligjore.

Në raportin vjetor që u prezantua zyrtarisht nga FIAA (Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri), Silvio Pedrazzi, president i kësaj shoqate konstatoi se ka abuzime në terren nga inspektorët tatimorë.

Silvio Pedrazzi: Ata që nuk paguajnë taksa na dëmtojnë edhe ne që paguajmë

"Ka një luftë kundër informalitetit, por informaliteti nuk është mes anëtarëve të FIAA-s. Ne jemi të rregullt, ata që nuk paguajnë taksa na dëmtojnà « edhe ne që paguajmë. Në aksionin kundër informalitetit qëllimi i mirë nuk është mjaftueshëm, implementimi është sfida. Inspektorët e taksave duhet të sillen mirë dhe gjyqësori të bëjë punën e vet. Ne nuk duam shtim të gamës së taksave, dhe ne duhet të shohim çfarë të përmirësojmë", tha presidenti i shoqatës së investitorëve të huaj, Sivlio Pedrazzi.

Shqetësimet e ngritura prej tyre janë pranuar edhe nga vetë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, i cili u shpreh se po bëhet trajnimi i tatimorëve dhe se ndryshimet ligjore në procedurat tatimore kanë si qëllim uljen e abuzivizmit në terren nga kjo administratë. Ahmetaj tha se aksioni antiinformalitet po bëhet me transparencë të plotë dhe qeveria iu ka dhënë afat deri më 31 dhjetor kompanive të vetkorigjohen. Aktualisht tha ai janë 84 kompani të mëdha që kanë marrë këtë sinjal.

Ahmetaj: 84 kompanive të mëdha ju ësht ë lënë afat për vetkorrektim

"Ajo që është në themel të këtij operacioni është barazia para ligjit dhe një qeveri që ka dalë në krah të biznesit të ndershëm dhe në krah të konsumatorit. Është rritur qarkullimi në biznesin e vogël, deklarimi i qarkullimit me 58 %. Dua t'ju them se ne jemi fokusuar më shumë tek sipërmarrja e madhe se sa tek e vogla. Janë gati sot mbi 84 dosje, të kompanive të mëdha që janë analizuar me shumë kujdes, qeveria është shumë e kujdesshme në atë që bën me aktorët ekonomikë dhe ka bë thirrje për vetkorrektim" , tha Ahmetaj.

Në raportin “Mjedisi i të bërit Biznes në Shqipëri”, Shoqata e Investitorëve të Huaj vlerëson se vetëm 50 përqind e kontrolleve ka një motiv ligjor. Disa aspekte që ndikojnë negativisht në klimën e të bërit biznes në Shqipëri, sipas përfaqësuesve të investitorëve të huaj, lidhet me funks ionimin e gjykatave,ndryshimet e shpeshta të nivelit të taksave dhe niveli i lartë i informalitetit.

Po ashtu edhe niveli i korrupsionit qe prek shifrën 37 përqind të të anketuarve vlerësohet në përkeqësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat