Salihaj: Kadri Veseli po koketin me Vetëvendosjen

Kosova

Salihaj: Kadri Veseli po koketin me Vetëvendosjen

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 14:02

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se është hera e parë në karrierën e tij politike që po ballafaqohet me bllokim të Kuvendit të Kosovës, nga ana e opozitës.
Ai konsideron se nëse tolerohet bllokimi i legjislativit kosovar nga ana e 30 deputetëve të opozitës, atëherë të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe tre deputetë.

“Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli po i konvenon kjo situatë e krijuar nga opozita. Ai shkon deri aty ku thotë se deputetët e opozitës do të flasin sa herë të duan në foltoren e Kuvendit. Unë mendoj se ka koketim në mes Kadri Veslit dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), sepse Veseli po ia mundëson LVV-së që ta sulmojë sa më shumë qeverinë. Me rrëzimin e Qeverisë rrëzohen dy liderët e koalicionit, Hashim Thaçi dhe Isa Musftafa, dhe i hapet rruga Veselit për kryeministër”, ka shtuar Salihaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat