OVL e UÇK: Arrestimi i Xhemshit Krasniqit, sulm kundër dinjitetit të veteranëve

Kosova

OVL e UÇK: Arrestimi i Xhemshit Krasniqit, sulm kundër dinjitetit të veteranëve

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:46

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është e indinjuar thellë për arrestimin e veteranit të luftës, Xhemshit Krasniqi dhe keqtrajtimin e familjes së tij nga ana e Policisë.
OVL e UÇK thekson se ky arrestim është vazhdimësi e sulmeve kundër dinjitetit të veteranëve të luftës, bazuar në akuza qesharake dhe të paargumentuara, që vijnë nga ana e kolaboracionistëve.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bën thirrje edhe njëherë që bartësit e institucioneve të drejtësisë, të merren me fajtorët e vërtetë, ata që terrorizuan popullin shqiptar të Kosovës me dekada dhe që kryen masakrat më të tmerrshme në fundshekullin e 20-të, deri në shkallën e gjenocidit’, thuhet në reagim.
Ndërsa, sa i përket keqtrajtimit që iu bë familjes, ku nuk u kursyen as gra e fëmijë, OVL e UÇK kërkon që të dënohen urdhërdhënësit, prej nivelit më të ultë e deri tek Ministri Hyseni.
“Askush në Kosovë nuk duhet të ketë guxim të e keqtrajtojë dikend, e më së paku ata që e kanë për detyrë sigurinë tonë”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat