Ministri Demolli viziton Mitrovicën

Kosova

Ministri Demolli viziton Mitrovicën

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:33

Ministri i Forcës së Sigurisë të Republikës së Kosovës, Haki Demolli e ka vizituar Mitrovicën, me ç’rast është pritur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

Kryetari Bahtiri, pasi e falënderoi për kohën që ka gjetur për tu takuar, e njoftoi ministrin Demolli me gjendjen e përgjithshme në komunën e Mitrovicës, me theks të posaçëm me përpjekjet për zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e problemeve sociale.

Kryetari Bahtiri, po ashtu e njoftoi ministrin Demolli edhe për aktivitetet për definimin e kufijve komunal ndërmjet dy komunave, kësaj në pjesën jugore dhe asaj që është formuar në veri të vendit, duke theksuar se janë paraqitur disa probleme, për të cilat mendohej se nuk ekzistojnë.

Ministri Demolli i tha kryetarit Bahtiri se nuk mundi të shkoj nga Mitrovica pa e takuar edhe atë dhe pa u informuar shkurtimisht me punën dhe gjendjen në komunën e Mitrovicës.

Ai i tha kryetarit Bahtiri, se e din që ka shumë probleme në Mitrovicë, por beson se në bashkëpunim me institucionet qendrore do të arrij që t’i tejkaloj në të mirë të qytetarëve të Mitrovicës dhe vendit në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat