​Pas PDK-së, prijnë donatorët e Vetëvendosjes që fituan nga tenderët publik

Kosova

​Pas PDK-së, prijnë donatorët e Vetëvendosjes që fituan nga tenderët publik

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 13:22

Iu deshtë të jepnin një shumë të vogël parash për të marrë një shumë të majme të tyre pas një periudhe kohore. Nga 260 mijë euro që kishin dhënë disa subjekte juridike e fizike për të financuar partitë politike gjatë periudhës kohore 2007-2014, ata kanë arritur të përfitojnë nga tenderët publik mbi 220 milionë euro.

Këto janë të dhënat të cilat janë nxjerrë sot nga organizata “Çohu” lidhur me përfituesit e partive politike të cilët përfitojnë nga tenderët publik gjatë periudhës gusht 2007-maj 2014.

Listës së përfituesve nga këta tender i prijnë financuesit e PDK-së të pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje, AAK, AKR e në fund LDK.

Në kuadër të këtij hulumtimit janë analizuar rreth 1000 tenderë publikë, nga të cilët rreth 700 të nënshkruara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ish-Ministria e Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit (MTPT) dhe Ministria e Infrastrukturës (MI), si dhe rreth 295 tenderë të tjerë të bazuar në një mostër me përzgjedhje të rastësishme dhe që përfshinë autoritete të ndryshme kontraktuese të nivelit qendror dhe lokal.

Lorik Bajrami nga organizata “Çohu”, gjatë prezantimit të hulumtimit paraqiti të dhënat e përgjithshm e të dala nga ky hulumtim.

Bajrami: Dhanë 260 mijë euro e morën nga tenderët mbi 220 milionë euro

“Nga 76 subjekte juridike dhe fizike në total kanë dhënë mbi 260 mijë euro për pesë subjekte të ndryshme politike dhe të njëjtat këto kompani apo subjekte juridike dhe fizike kanë përfituar mbi 220 milionë euro përmes tenderëve publik”, tha Bajrami.

Ajo që del nga ky hulumtim është Partia Demokratike e Kosovës që sipas “Çohu-t” mbetet fusha e gravitetit për donatorët, e pasuar nga Vetëvendosje e cila ndonëse subjekt i vogël ka arritur të siguroj për financuesit e saj shuma të majme parash nga tenderët publik.

Bajrami: Prijnë financuesit e PDK-së ta pasuar nga ata të Vetëvendosjes

“Te rasti i PDK-së kemi arritur të identifikojmë se këta financues kanë dhënë diku mbi 151 mijë euro dhe të njëjtit kanë përfituar 325 tenderë apo në vlera totale mbi 162 milionë euro. Do të thotë PDK e mbanë primatin sa i përket përfitimeve që kanë realizuar financuesit e saj. Partia e dytë financuesit e të cilëve kanë përfituar më së shumti është Lëvizja Vetëvendosje, dhe këtu kemi arrit me identifikuar që LVV ka realizuar më pak se 1 mijë e 600 euro të hyra prej disa subjekteve juridike dhe fizike por të njëjtit kanë përfituar përmes tenderëve publik mbi 58 milionë euro. .. Partia e tretë del AAK ku financuesit e saj i kanë dhuruar më pak se 80 mijë euro mirëpo të njëjtit kanë përfituar 26 tenderë ose në vlera monetare afër 10 milionë euro, kurse partia e katërt është AKR që ka arritur të gjeneroj mbi 12 mijë euro, mirëpo këta financues kanë përfituar mbi 3 milionë euro, dhe në fund e kemi LDK e cila ka thith të hyra më së paku karshi partive tjera politike, mirëpo në të njëjtën kohë këta financ ues kanë realizuar më së paku të hyra nga tenderët publik. Pra këta kanë realizuar pak mbi 400 mijë euro”, tha Bajrami.

Nga konkludimet e këtij hulumtimi rezulton se dy burimet kryesore të financimit të partive politike mbesin buxheti i shtetit dhe financimet nga jashtë të cilat bëhen në formë të parave të gatshme.

Bajrami: Buxheti i shtetit dhe donatorët e jashtëm, dy burimet kryesore

“Është se dy burimet kryesore të financimit të partive politike vijën prej buxhetit të shtetit dhe prej donatorëve të jashtëm kryesisht në formë të keshit, këto janë dy format që i përcjellin të gjitha partitë politike”, tha Bajrami.

Kompania që më së shumti ka përfituar nga donacioni që ka dhënë për PDK-në sipas këtij hulumtimi të prezantuar është ajo Beni Com e cila nga 4 mijë e 900 euro që kishte dhënë për këtë subjekt politik, ka pë rfituar nga 16 tenderët në vlerë prej 19 milionë e 2007 mijë e 84 cent.

Ndërsa financuesi i Vetëvendosjes që ka përfituar më së shumti nga tenderët është Drini Company e cila ka dhënë 100 euro, për të fituar më pas nga 19 tender 26 milionë e 605 mijë e 219 euro.

Për AAK-në si partia e tretë e radhitur për nga përfitimet e donatorëve të saj, ACCORD INVESTMENTS-SAH nga 700 euro që kishte dhënë për financimin e saj, ka arritur të marrë një tender në vlerë 28 milionë e 731 mijë euro.

Për AKR-në donator që ka përfituar më së shumti është kompania KOMTEL PROJECT ENGINEERING e cila pasi që ka dhënë 2 mijë e 234 euro ka marrë nga 9 tenderë të fituar 1 milionë e 137 mijë e 262 euro.

E përfituesi më i madh nga financimi që i ka bërë LDK-së si partia me më së paku përfitime të donatorëve të saj nga tenderët publik gjatë kësaj periudhe kohore, është kompania LESNA e SIGKOS, e cila pasi që ka dh ënë 4 mijë euro për LDK-në ka arritur të përfitoj nga 8 tenderë 100 mijë e 271 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat