Halimi: Nuk u ndala me veturë në sheshin “Zahir Pajaziti”

Kosova

Halimi: Nuk u ndala me veturë në sheshin “Zahir Pajaziti”

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 12:59

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Halim Halimi përmes një reagimi ka mohuar që vetura e cila është parë e ndaluar sot në sheshin “Zahir Pajaziti” nuk është e tij.

Ai përmes këtij reagimi ka thënë se nuk posedon veturë.

Lexojeni reagimin e plotë:

Sot në portalin tuaj është publikuar artikulli me titull " A u ndal në shesh me veturë Halim Halimi i LDK-së".

Njoftoj publikun e gjerë dhe qytetarët e Prishtinës se ky lajm është i pavërtetë dhe nuk qëndron. Nuk kam veturë dhe me përgjegjësi të plotë konstatoj se vetura që qarkullon në portalin tuaj, nuk është e imja dhe as e mikut tim z. Agim Dibrani. Nuk kam as veturë personale, gjë e cila mund të vërtetohet në institucionet përkatëse.

Ne u ndalëm ta përshëndesim personin që as nuk e njoh, por që merrej me organizimin e ndeshjes së nesërme në reportuarin e sheshit Zahir Pajaziti.

Për më shumë kontaktoni Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe informoni me transparencë dhe përgjegjësi profesionale opinionin publik se veturat përkatëse a kanë leje në organizime të tilla?!

Për çështjet, si kjo e informatë e pavërtetë, ju inkurajoj që opinionin publik të informoni saktë, drejtë dhe me përgjegjësi profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat