Haxhiu: Nëse Isa e lidhë fatin e tij me “Zajednicën”, do të bien të dy!

Kosova

Haxhiu: Nëse Isa e lidhë fatin e tij me “Zajednicën”, do të bien të dy!

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 12:43

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një intervistë për Gazeta Blic ka folur rreth situatës politike në vend. Ajo është e bindur se “Zajednica” nuk do të kaloj në asnjë mënyrë.

Ajo thekson se partitë opozitare janë duke punuar intensivisht që të mos lejojnë që të realizohen këto dy procese, kalimi i “Zajednicës” dhe Demarkacioni me Malin e Zi.

“Kosova do të shndërrohet në një shtet të paralizuar nëse brenda vetes ka një minishtet tjetër që dirigjohet nga Beogradi. Ne e dimë se çka ndodh me vendin tonë nëse lejojmë depërtimin e Serbisë brenda”, ka thënë ajo.

Haxhiu thekson se Hashim Thaçi e Isa Mustafa janë të gatshëm të bëjnë gjithçka në dëm të Kosovës, vetëm e vetëm për ta shpëtuar veten e tyre, sepse janë të shantazhuar. Sipas saj, kryeministri Mustafa është i shantazhuar me 70 dosje, derisa Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat